Bim Bimma është ndër ata që kanë vënë gurët e para në themelet e muzikës rrep.
Ish- pjestari i grupit “NR”- i njohur më gjerësisht si “Enarët”- sot vijon të merret me muzikë ndonëse disi më i tërhequr nga muzika për shijet masive.
Ai sapo ka publikuar bashkëpunimin me Elinel, “Ça ka risi”
Bim Bimma u vu përballë zgjedhjeve të repereve kundër repereve, ku la edhe komentin e tij në lidhje me reperet vajza të cilat janë më të kërkuarat e momentit.
I vendosur përballë Tayna-s dhe Rinës ai zgjodhi Tayna-n duke thënë: “se është më e egër”.
Por, kur u vendos përballë Fifit dhe Melinda Ademit, Bim Bimma zgjodhi Melindën duke e përcaktuar atë si reperen më të mirë grua në Shqipëri.
“Melinda është më e mira prej këtyre reperkave që kanë dalë, për shkak të mënyrës së interpretimit.”
Megjithatë, ai ka ca kritika sa i takon teksteve pasi sipas tij, rap-i nuk është krejt diss-e dhe beat.
“Duhet të punojë dikush me të për tekste, pasi diss-at u harxhuan. Çfarë ka ndonjë gjë tjetër?”
Nuk dimë se kush do jetë reagimi i Melindës…E nëse do ketë, mezi e presim…