08.07.2019 - 21:52
Inter raportohet të ketë arritur marrëveshjen me Cagliarin për Nicolo Barella-n. Mesfushori është përfolur për një kalim te Roma, Napoli, Milan dhe shumë skuadra të tjera, por gjithmonë ka theksuar se do vetëm zikaltrit.
Pas javëve të tëra negociata, Sky Sport Italia pretendon pasditen e së hënës se takimi i fundit ka qenë vendimtar.
Mendohet se Cagliari ka ulur pretendimet për lojtarin dhe është gati të pranojë një ofertë 40 milionë euro plus 6 milionë bonuse.
Mbi të gjitha, Cagliari ka rënë dakord të pranojë një pagesë e cila do të bëhet për disa vite, pra do të jetë një huazim me blerje të detyruar.
Sky thotë se Barella do të zyrtarizohet brenda 48 orëve të ardhshme.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ftesat për axurrët
Mancini surprizon me listën e Italisë
Zikaltërit përforcojnë mesfushën