Interi ka zyrtarizuar ditën e sotme dy blerjet e reja Diego Godin dhe Valentino Lazaro, që do të vishen zikaltër sezonin tjetër.
Godin vjen me parametër 0 nga Atletico Madrid, ndërsa për Lazaro, zikaltërit do të paguajnë 22 mln euro tek Hertha Berlin.
Megjithatë, ajo që ka çmendur tifozët ka qenë reagimi i Antoine Griezmann në postimin e zyrtarizimit të Godin.
Tifozët kanë nisur të ëndërrojnë, kur ylli i Atletico Madrid, i ka bërë “like” dhe ka komentuar “loading”… në statusin e Diego Godin, mbi aventurën e re zikaltër…
Mbrojtës uruguajan dhe ylli francez kanë krijuar një raport të shkëlqyer me njëri-tjetrin, gjatë viteve tek Atletico Madrid, ndërkohë që ky i fundit ka lajmëruar zyrtarisht largimin nga “Los Colchoneros” dhe mediat e shohin shumë pranë transferimit tek Barcelona.
Megjithatë, merkatos nuk i dihet asnjëherë…