U tha se Inva Mula është ndarë nga bashkëshorti i saj, Hetem Ramadani e në fakt, kjo nuk është hera e parë që shkruhet për një ndarje të mundshme mes çiftit.
Për herë të parë, Inva Mula ka reaguar në lidhje me këto lajme.
“Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në Google gjen shpesh lajme për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”,-është shprehur Inva Mula Inva në fakt vijoi më tutje duke treguar se ky lajm e ka shqetësuar shumë familjen dhe miqtë e saj.
“Ky lajm shqetësoi familjen time, miqtë, por unë po e zhdramatizoj.
Njerëzit na kanë thënë se pse nuk reagojmë. Por si të reagosh, kur ti shikon se personazhi kryesor je ti dhe nuk i përngjan jetës tënde”,-ka treguar Inva.
Për sa i përket arsyes pse këto lajme përhapen vazhdimisht për të, Inva e ka sqaruar edhe motivin sipas saj. Në datat 24 deri më 28 korrik në qytetin e bukur të Korçës do të mbahet ‘Mik festival’, organizatorja e të cilit është sopranoja e njohur shqiptare. Do të jenë pesë net të mbushura me emocione, me ngjarje të ndryshme, të cilat do të përcjellin emra të njohur artistësh jo vetëm të muzikës klasike por edhe të asaj popullore qytetare dhe mjeshtra të serenatave korçare. Inva sqaroi se lajmi i ndarjes mund të përdoret edhe si një antireklamë për festivalin.
“Për mua është një antireklamë për festivalin. Unë nuk do të thosha se kam armiq. Ka njerëz të papërgjegjshëm dhe njerëz me smirë, të cilët nuk duan që Inva të jetë në aktivitet artistik, të lërë pushimet, të vijë këtu, të punojë në këtë vapë të madhe, në këtë pluhur të madh, të punojë dhe të sjellë 120 artistë, të financojë, të marrë njerëz të ri. Nuk paska interes për një gjë të tillë, por paska interes të nxirret një lajm i paqenë në një moment dhe t’i bien ndesh pikërisht aktivitetit artistik. Ky është fenomeni që mua më ka prekur, pasi lajmi ka gjithë kohës që jam ndarë dhe kush e dëshiron këtë nuk e di. Unë kam marr në telefon kryeredaktorin e gazetës që publikoi e para lajmin dhe i kërkova të bëjnë kërkime në burimin e kësaj gënjeshtre. I kërkova dhe ta përgënjeshtrojnë”
Epo e paskemi ditur gabim, se Inva qenka ende e lumtur në martesën e saj.