MENU
klinika

Sy për sy, dhëmbë për dhëmbë!

Ç’patën? Ervin Kurti i tha Borës se është fallco

22.07.2019 - 12:40

Bora Zemani duket se kohët e fundit ka vendosur që të jetë në kryeqendrën e vëmendjes. Kjo, sepse lajmet nuk po dinë të pushojnë për të.

Së fundmi, siç të gjithë e dime, ajo ka nisur emisionin e ri, nën shoqërinë e Donald Veshaj dhe Romeo Veshaj. E teksa ata përcjellin çdo të ftuar me shumë shaka përgjatë  tërë emsisionit, ky i fundit ka shokuar Borën.

Teksa ishte i ftuar në emisionin e ri “Treshat” me Bora Zemanin dhe dy binjakët Veshaj, gazetari Ervin Kurti u vendos përballë pyetjeve të sikletshme të moderatorëve.

Bora Zemani e pyeti Ervinin nëse mendonte se Romeo dhe Donaldi i dukeshin fallco si moderatorë, mirëpo Ervini ka habitur me përgjigjen e tij.

“Këta të dy hajt më, sepse janë edhe aktorë dhe e mbulojnë me humorin, por Bora është shumë ‘fake’”- u shpreh Ervini, përgjigje e cila e ka surprizuar Borën.

“Ou, pse more jam fake? Unë s’jam as e bërë.”- ja ktheu ajo, ndërsa Ervini i ka kërkuar ta prekë për të parë a është apo jo e bërë.

 

“Je e sigurt që je e pa bërë? Prit të të prek pak. Kështu e bërë s’je jo, por e thashë për batutë, por Bora qëndron pak e tërhequr nga pjesa e showbizit dhe nuk ka kështu lajme skandaloze për Borën.”- tha Ervini me humor para kamerave.

 

Epo besojmë se e gjitha ka qenë nën idenë e një shakaje, të thënë mes miq në një transmetim televiziv.