Zyrtarët e Thesarit në Britani ata kanë paralajmëruar për pasojat katastrofike të Brexit pa marrëveshje, dhe jo vetëm, të çdo lloj Brexit.
Kohët e fundit, Zyra e Përgjegjësisë Buxhetore (OBR) ka shtuar paralajmërimet. Edhe në skenarin më pak pesimist të Fondit Monetar Ndërkombëtar “Brexit”, OBR sheh pasoja të dëmshme për të ardhurat e familjes dhe financat publike.
Në këtë kontekst, vlen të theksohet se Brexit është një çmenduri dhe kryeministri ynë i fundit duhet ta dijë këtë.
Kur ishte në rrugën e humbjes së garës kundër Johnsonit, Jeremy Hunt kaloi në anën e Brexit pa marrëveshje dhe ankohej se “BE ka zgjedhur me dashje që ta bëjë Britaninë më të varfër”.
Kush ka zgjedhur të bëjë Mbretërinë e Bashkuar më të varfër? Jo 17 milionë njerëz që kanë votuar për tu larguar në referendum pa u informuar për pasojat. Jo, është Partia Konservatore, nën udhëheqjen e Theresa May, dhe tani e Johnsonit.
Ka pasur raste kur politikat e gabuara ekonomike kanë dëmtuar ekonominë tone, si rasti në fillim të viteve 1980 dhe viti 2010. Ka pasur raste kur “ngjarjet” kanë shkaktuar pasoja serioze, si për shembull Lufta e Dytë Botërore; dhe goditja e naftës 1973-74, kur çmimet e naftës u rritën pesë herë, ishte ajo që ekonomistët e quajnë “goditje e jashtme”.
Por zgjedhja e qëllimshme për të shkaktuar dëm për ekonominë dhe shoqërinë është diçka tjetër. Dhe kjo është ajo që po vjen, përveçse nëse vendi ka një shans për të menduar përsëri, rruga e vetme e mundshme është një referendum tjetër.
Ndoshta Johnson është me të vërtetë i zhgënjyer dhe beson se një periudhë “optimizmi” mund të bëjnë mrekulli.
Ekziston vetëm një sferë makroekonomike në të cilën unë bie dakord. Pas një periudhe të gjatë të shtrëngimit të panevojshëm, ekonomia ka nevojë për më shumë politika ekspansioniste, Kejneziane.
Megjithatë, shkurtimi i taksave mbi të pasurit nuk është mënyra e duhur për të kuruar shumë sëmundje të shoqërisë bashkëkohore.