MENU
klinika

Skandali i tradhëtisë!

Jordyn Woods rrëfen për herë të parë: Më kanë kërcënuar

31.07.2019 - 16:31

Jordyn Woods, mikja më e mirë e Kylie Jenner për shumë vite ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Cosmopolitan’ dhe ka folur me detaje për skandalin e tradhtisë që e vuri në qendër të mediave botërore.

Kujtojmë se ajo, u pa duke u puthur në një festë me partnerin asokohe të Khloe Kardashian.

“Nuk dija si të ndihesha. Mendoja: ‘Çfarë ndodhi?’. I thashë Tristan që duhet të largohesha dhe ashtu bëra. Ika në makinën time dhe isha e shokuar. Mendova që ta izoloj veten dhe ju përkushtova familjes. Nuk dija çfarë ishte e drejtë të bëja”, u shpreh Woods kur kujtoi momentin e puthjes.

Më tej, Jordyn rrëfeu se mund të ishte sjellë ndryshe dhe ta kishte përballuar ndryshe të gjithë atë situatë, por nuk e bëri pasi nuk e ndjeu.

“Nuk i rezistoja dot tundimit për të hyrë e për të parë çfarë shkruhej për mua. Mu bë si kancer, si tumor kjo dëshirë dhe ndjesitë që merrja mbrapsht ishin shumë negative. Kam lexuar emërtime nga më të ndryshmet për veten. Duke filluar nga pseudonimi gjarpër e deri tek kërcënimet me jetë”, thotë më tej Jordyn.

Lajmi bëri xhiron e botës dhe marrëdhëniet e saj me ‘Kardashian-Jenner shkuan drejt prishjes së miqësisë, një herë e përgjithmonë.