MENU
klinika

Tarantino braktis Hollivudin

“Kam dhënë gjithçka për filmin”

04.07.2019 - 14:29

      Regjisori i Pulp Fiction, Kill Bill, Django Unchained, The Heatful Eight, Death Proof etj., ka deklaruar se nuk e sheh më veten në prodhimin e filmave. Nuk do të jetë e largët dita, kur Quentin Tarantino ta “paketojë” karrigen e regjisorit, pasi është gati të dalë në pension.

 

 

 

 

Së fundmi, 56-vjeçari ka punuar me yjet si Brad Pitt, Margot Robbie dhe Leonardo DiCaprio, për filmin “Once Upon A Time In Hollyvood”, që mund të jetë projekti i fundit i tij, si regjisor.

 

 

 

Në një intervistë të këtyre ditëve, regjisori shpjegoi se ‘ka mbërritur në fund të rrugës’, nëse bëhet fjalë për krijimin e filmave më të njohur në Hollivud.

 

 

 

 

 

“Mendoj se kur është fjala për filmat e gjinisë dramatike, jam në fund të rrugës. Tashmë, veten e shoh duke shkruar, kështu që mund të krijoj ende. Vetëm për filmin, mund të them se kam dhënë gjithçka” – është shprehur ai./Konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit