MENU
klinika

Tjetër largim nga bardhezinjtë

Konsiderohet i tepërt/ Mbrojtësi i Juves drejt Premier League!

23.07.2019 - 18:26

Ardhja e Matthijs De Ligt te Juventusi ka bërë që e ardhmja e mbrojtësit Daniele Rugani të jetë në dilemë.

24-vjeçari, që luan prej 4 sezonesh me bardhezinjtë (87 ndeshje dhe 7 gola), tani është kthyer në një lojtar stoli, pasi para tij për një fanellë si titullar janë veteranët Chiellini e Bonucci si dhe i sapoardhurit De Ligt.

Për këtë arsye, bardhezinjtë janë gati ta lënë të lirë lojtarin të largohet dhe presin për një ofertë të mirë.

Dhe pritja nuk ka zgjatur shumë, pasi skuadra e Arsenal është interesuar për mbrojtësin.

Trajneri Unai Emery mendon se ai është i përshtatshëm për “topçinjtë”, ndaj synon ta sjellë në Londër. Rugani ka një kontratë deri në vitin 2023 me bardhezinjtë, ndaj për Arsenal nuk ka për të qenë e lehtë, pasi londinezët duhet të paguajnë 20 milionë euro.

Për momentin nuk ka një ofertë zyrtare, por Arsenal po mendon të marrë lojtarin në formë huazimi, duke parë se edhe Juventusi nuk dëshiron të humbasë një lojtar që mund t’i shërbejë në të ardhmen.