MENU
klinika

“Mik Festival”

Korçë, Pazari i Vjetër skenë festive vere

26.07.2019 - 17:14

      “Mik Festival” u rikthye në Korçë, mbrëmjen e kësaj të mërkure. Me idenë e sopranos Inva Mula, ky festival do të sjellë në Korçë për pesë net, vlerat më të mira muzikore shqiptare dhe ato botërore.

Nata e parë e festivalit iu kushtua motrave Zengo, piktoreve të para shqiptare, gra. Pas natës së parë të këtij aktiviteti artistik, Inva Mula u shpreh për mediet,  se kjo ishte një natë historike për artin shqiptar.

 

 

 

 

“Mendoj se më bukur se kështu, nuk mund të fillonte asnjë festival tjetër. Nesër, ju ftoj në një natë të paharruar, që do t’i jetë kushtuar Spanjës. Kemi koncert këtu në teatër, me një trio të shkëlqyer të muzikës spanjolle dhe flamengon, në skenën e madhe të pazarit të vjetër. Më pas, do të vazhdojmë me natën vjeneze. Ndërsa ditën e shtunë, kemi 15 këngëtarë të rinj që do më shoqërojnë në një natë të mbushur plot me emocione, me orkestrën e akademisë së arteve ‘Ibrahim madhi’, me Suzana Turkun, me Genc Tukiçin, me Dëshira Ahmetin, me Igli Tugën. Ka plot artistë të shkëlqyer, të cilët do të ndajnë me njëri-tjetrin dhe do ta mbyllim me natën e serenatave, ditën e diel”,- u shpreh Inva Mula.

Dy personalitet e shquara të artit korçar Jani dhe Vangjush Papadhimtri, interpretimin në këtë natë e cilësuan si detyrim në nder të nënës dhe të tezes së tyre.

 

 

 

 

“Ndihem si në ëndërr akoma, sepse e kishin ëndërruar një diçka të tillë. Bashkia e Korçës i ka nderuar me titullin ‘Qytetar Nderi’, të dyja motrat, Andronikin dhe Sofia Zengon. Një mbrëmje për ato dy gra, që vunë themelet e pikturës, pra gratë e para piktore, të cilat janë korçare”, – u shpreh Papadhimitri.

“Kanë vërtet vlerë të madhe dhe sa më të shpeshta të jenë, do të jetë më bukur, do të jetë gjithmonë e në vazhdimësi. Luajtëm pjesë të ndryshme, nga tango, xhaz, muzikë shqiptare dhe të gjitha rrymat shqiptare”, – tha Viola Papadhimitri.

 

 

 

“Mik Festival” do të vijojë përgjatë këtyre netëve verore, duke sjellë dimensione të reja mes shijes së muzikës dhe traditës së gatimeve korçare.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!