Korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Në një konferencë shtypi nga Slloveni, Pendarovski u shpreh se ndryshimi i kufijve mund të çojë në konflikt të armatosur.
“Kufijtë duhet të qëndrojnë aty ku janë. Çdo opsion tjetër mund të krijojë një efekt domino … që mund të dëmtojë disa vende në rajon, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut “, tha Pendarovski, duke shtuar se “ndryshimet kufitare mund të çonin madje edhe në konflikte të armatosura”.
Marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Kosovës janë tensionuar që nga 2008 kur Prishtina, me mbështetjen e vendeve perëndimore, shpalli pavarësinë nga Serbia.