Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar se qëndrimi i Bashkimit Europian nuk ka treguar asnjëherë se Kosova është e pavarur.
Ai këto komente i bëri kundër deklaratës së kryeministrit bullgar Bojko Borisov i cili tha se pavarësisht se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, shefi i ardhshëm i diplomacisë së BE-së, ministri i Jashtëm aktual spanjoll, Josep Borrell duhet të veprojë në përputhje me politikat e BE-së.
Daçiç me nervozizëm iu drejtua në panel kryeministrit bullgar, Bojko Borisovit duke e kundërshtuar atë për deklaratën e këtij të fundit për Kosovën.
‘Bojko, më lejoni të ju them diçka, qëndrimi i BE-së nuk është se Kosova është shtet i pavarur. Ju Bojko, duhet të respektoni qëndrimin e BE-së dhe mos mbani mësim për shefin e dipolmacisë së BE, Borrellin. Çfarë do të thotë kjo mospërfillje, çfarë ju duket?’, deklaroi në panel Daçiç.