Bebe Rexha dhe Ava Max, kanë kënduar në festivalin e organizuar nga “Isle of Music MTV”, në Maltë.
Artistet me prejardhje shqiptare kanë ‘elektrizuar’ publikun me performancën e tyre, duke interpretuar disa nga hitet e tyre më të fundit.
Kjo është hera e parë që ato vizituan ishullin e Maltës, ndërsa kanë shijuar gjatë ditës udhëtimin në këtë ishull.
Bebe Rexha interpretoi hitet më të mëdha të saj si: “I’m a mess”, “Meant to be”, “In the Name of love”, etj.
Artistja shqiptare performoi krah Martin Garrix këngë e super dëgjuar nga të gjithë dhe aq të pëlqyer…“In the Name of love”
Ndërkohë, Ava Max këndoi dy këngët e saj shumë të suksesshme: “Sweet but Psycho” dhe “So am I”.
Duket se dy këngëtaret shqiptare kanë filluar tashmë të jenë prezente kudo në Evropë, dhe në mbarë botën.