MENU
klinika

Krizë humanitare?

Thaçi: Pretendim i dështuar i Serbisë!

01.07.2019 - 14:23

Teksa ka dalë në një konferencë për mediat, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur edhe për krizën humanitare.

në veri, derisa ka shtuar se mund të ketë improvizim dhe tendenca të Serbisë për t’u paraqitur si viktimë qytetarët serbë në veri të Kosovës.

Krizë humanitare në Kosovë nuk ka. Është shumë me rëndësi që e gjithë bota demokratike ta njohë realitetin që është në veri dhe ky pretendim i ri i Serbisë është i dështuar. Shteti i Kosovës do t’i kryejë të gjitha obligimet që ka karshi të gjithë qytetarëve të vendit në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Po ashtu, Thaçi tha se Bashkësia Ndërkombëtare dështoi të dënojë kriminelët serbë që kanë kryer krime në Kosovë.

Sipas tij, po bëhet amnisti e heshtur e krimeve nga ndërkombëtarët ndaj kriminelëve që sot gjenden në institucionet më të larta të Serbisë.

Thaçi ndër të tjera tha se të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës duhet të inkurajohen nga shoqëria e Kosovës që të dalin dhe të tregojnë të kaluarën e tyre.