MENU
klinika

Mandat i ligjshëm

Kryebashkiakët e majtë marrin vendim gjykate

15.07.2019 - 16:53

Pasi fituan mandatin për të qeverisur për 4 vitet e ardhshme bashkitë në vend, kandidatët e majtë iu drejtuan gjykatave në qarqet fituese, për të shpallur si të ligjshëm mandatin e tyre.

Ditën e sotme gjykata e Kukësit, shpalli si të ligjshëm mandatin e kreut të ri të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Po ashtu në Maliq, Gëzim Topçiu, i cili kandidoi nën siglën e Aleancës për Shqipërinë Europiane, ka marë gjithashtu vendimin e gjykatës për ligjshmërinë e mandatit të tij, për Bashkinë e Maliqit.

kolana e librave

Në bashkinë e Devollit, kandidati i majtë, fitues më 30 qershor, Eduard Gazi Duro ka marr sot me vendim gjykate, mandatin e tij për të qenë në krye të bashkisë për 4 vitet e ardhshme.

Gjithashtu me vendim të gjykatës, Erion Isai, kandidat i Aleancës për Shqipërinë Europaine, mund të thuhet se nga sot e ka të ligjshëm mandidatin e kryebashkiakut.

Gjithashtu të ligjshëm me vendim gjykate, kanë marr vendimin sot edhe Pali Kolefski për Bashkinë e Pustecit, Rajmonda Balilaj në Patos, Elton Arbana në Shijak si edhe Qerim Ismailaj në Mallakastër.

Vetëkarantinohet drejtori i policisë Elbasan

Shkon në katër numri i policëve të infektuar

Zbardhen detajet kush janë infermierët

Konfirmohen raste të reja me Covid-19 në Elbasan

Pozitiv edhe familjarët e reanimatorit

Elbasan/ Infektohen dy mjekë dhe një fëmijë 4 vjeçar

Preken nga Covid 4 infermierë dhe një pediatër

Spitali i Elbasanit kthehet në vatër infeksioni

COVID-19/ Dërgohen në Spitalin Infektiv

Mbyllet pavioni i aborteve dy mamitë pozitive me virus