MENU
klinika

Jaho sukses botëror

Kush mundet t’i rezistojë një engjëlli të zjarrtë?!

08.07.2019 - 15:27

       Sopranoja Ermonela Jaho, me operën “Ana Bolena”, po vijon me suksesin e padiskutueshëm në skenat botërore. Jaho, interpreton rolin kryesor në operën e Donizzetit “Anna Bolena” në premierën e këtij produksioni të ri, që çeli siparin në “Opera Australia” më 2 korrik, për të vazhduar shfaqjet në datat 6, 9, 13, 17, 20, 23 dhe 26 Korrik.

“The Economist” dhe “Financial Times”, nuk janë kursyër në vlerësimet për sopranon shqiptare, në interpretimin e operës “Ana Bolena”.

 

 

 

“Një engjëll i zjarrtë”, – kështu e cilëson “The Economist” sopranon shqiptare Ermonela Jaho, për interpretimin e rolit të Ana Bolenës në operan e Donizzeti-t. Revista prestigjioze vijon më tej, duke shkruar, “e njohur për të falur zemrën dhe shpirtin e saj në skenë”. Ndërkohë, “Financial Times” shkruan për interpretimin e saj: “Mos u përpiqni as të rezistoni”.

 

 

 

Nga viti 2009, karriera e saj e kthen atë në një ikonë arti botërore. Fitoi shpejt sukses nëpër botë, me shumë vlerësime nga kritika. Ajo vazhdon të paraqitet me “La rondine” të Puçinit në Trieste, “Karmen” në Glyndebourne dhe “La Traviata” në Lion. Në vitin 2009, Jaho vjen si Liu (Turandot) në “Filadelfia”, Vitellia (La Clémence de Titus) në “Avinjon” dhe “Ana Bolena” në Paris. Në tetor 2010, ajo duartrokitet në rolin kryesor Thais (e kompozitorit Zhyl Masene). në operën e Tulonit.

 

 

 

Në prill 2011, ajo luan rolin e Luizës në “Luiza Miller” e Verdit, në operën e Lionit, nën regjinë e David Alden. Në tetor 2013, këndon në “La Vestale” (Spontini) në teatrin “Champs Elysees”. Për hapjen e sezonit 2013-2014, në operën e “Grand Avignon”, ajo risjell rolin e Cio-Cio-San në “Madama Butterfly”, me regji nga Mireille Laroche.

 

 

 

 

Në shtator 2014, ajo shfaqet si Violeta e “Traviatës” në Operën Bastille, ndërsa në tetor vjen me një recitim në sallën Cortot të ‘Ecole Normale de Musique de Paris’, e shoqëruar nga Genc Tukiçi. Pasi risjell rolin kryesor të “Madame Butterfly” në 2015, në janar 2016, ajo është Desdemona e “Othellos” (Verdi) në Teatrin e Madh të Liceut në Barcelonë. Në shkurt 2017, ajo vjen përsëri si Violeta e “Traviatës” në Sydney Opera House, ku vlerësohet shumë, duke vijuar me sukses aktivitetin e saj

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit