Pas tradhëtisë së bujshme të Jordyn Woods me Tristan Thompson, bashkëshortin e Khloe-s, 21-vjeçarja ndërpreu çdo marrëdhënie me familjen Kardashian dhe nuk u pa më në shoqërinë e miliarderes, Kylie-t.
Mirëpo, ajo i ka habitur të gjithë me veprimin e fundit, pasi është filmuar duke kërcyer në një club me ish-të dashurin e Khloe-s, James Harden.
Kërcimi i saj përpara James i cili qëndronte i ulur, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ndërsa video është publikuar me shpejtësi në rrjet.
Pas “tradhëtisë për herë të dytë”, Kylie i ka dhënë goditjen përfundimtare ish-mikeshës së saj.
Ajo e ka hequr Jordyn nga lista e ndjekësve për të mos pasur më asnjë kontakt me të, ndërsa Jordyn vazhdon të ndjekë ende 21-vjeçaren.
Epo, në fakt duhet të pranojmë nuk na habiti shumë kjo lëvizje, se në fund të fundit ishte mëse e pritshme pas tërë kësaj tradhëtie të vazhdueshme.