MENU
klinika

Postimi

Lista e të përfshirëve në akte terrori, Pompeo përgëzon Thaçin

01.07.2019 - 09:30

“Të gjithë t’i bashkohen Kosovës dhe të ndalin këtë grup terrorist”, kështu është shprehur përmes një postimi në Tëitter sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Ai ka përgëzuar vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për krijimin e listës vendore të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste.

Pompeo theksoi se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin emërtimin e Hezbollahut si organizatë terroriste nga autoritetet e Kosovës dhe bëri thirrje që të gjithë t’i bashkohen kësaj iniciative.

Hezbollahu me mbështetje të Iranit vazhdon të organizojë sulme në Evropë. I ftoj të gjithë t’i bashkohen Kosovës dhe të ndalin këtë grup terrorist për të financuar operacionet e përgjakshme”, thuhet në postim.

Thaçi, ditë më parë tha se deri në krijimin e listës vendore, institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës do t’a zbatojnë Listën e Bashkimit Evropian të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, e cila është rifreskuar më 8 janar 2019.

Siç thuhej në njoftimin e presidencës, Republika e Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë për eliminimin e çfarëdo rreziku që i kanoset Kosovës dhe partnerëve të saj.