Jemi mësuar t’i shohim që të dy si moderatorë të emisioneve të tyre përkatës, por këtë herë na surprizuan vërtet. Ata vinë si aktorë në prej filmave që së shpejjti do të nisë xhirimet e fansat mezi e presin.
Bëhet fjalë pikërisht për filmin e aktorit Bes Kallaku.
Bes Kallaku tha se ka 2 vite e gjysmë që merret me skenarin e filmit komik, të cilin e ka shkruar vetë dhe ka punuar personalisht me të gjithë projektin.
Pjesë e kastit të filmit të tij më të ri, do të jenë dy personazhe të njohur për shqiptarët.
“Është jashtëzakonisht shumë serioz. Histori aktuale sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk zbuloj më shumë por i premtoj publikut që do të jetë një nga komeditë më të bukura dhe më aktuale”.
Besi tha se pjesë e kastit do të jenë aktorë nga Kosova, Shqipëria dhe Italia.
Bëhet fjalë për Luana Vjollcën dhe Blendi Fevziun, të cilët do të aktrojnë për herë të parë në këtë film komedi.
Vetë Besi do të vijë si aktor kryesor përveçse si skenarist dhe regjisor. Ai do të luajë personazhin e skifterit, hajdutit të famshëm.
Xhirimët e filmit pritet të nisin këtë muaj!