MENU

“Djajtë e Kuq” me dorë të hekurt

Man. United shpall listën/ ‘burgoset’ Pogba dhe Lukaku!

07.07.2019 - 12:34

Manchester United ka shpallur listën me 28 lojtarë që do të udhëtojnë drejt Australisë dhe më pas në turin e Azisë me skuadrën, për fazën përgatitore dhe miqësore në International Champions Cup.

E gjithë vëmendja është përfshirja në këtë listë e Paul Pogba dhe Romelu Lukaku. Të dy në qendër të merkatos për t’u larguar nga “Djajtë e Kuq”.

Pogba i ka vënë në dijeni drejtuesit e klubit dhe trajnerin se dëshiron të largohet, por United refuzon të negociojë me klube si Juventus dhe Real Madrid, duke e cilësuar të pashitshëm francezin. Gjithsesi janë vënë në lëvizje për të gjetur një mesfushor tjetër, nëse nuk arrijnë të mbajnë Pogba.

Ndërkohë situata për Lukaku duket më ndryshe. United është gati ta shesë tek Inter, por kërkon 90 milionë euro.

Sipas informacioneve të dala deri tani klubet do të negociojnë më 20 korrik, datë kur do të jetë ndeshja mes tyre në Singapor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN