02.07.2019 - 16:44
Manchester United ka parakaluar sërish rivalët e City, në garën për të nënshkruar me Bruno Fernandes.
Lojtari i Sporting Lisbona është i shumëkërkuar këtë merkato vere, duke qenë se mbylli një sezon fantastik në Portugali me 32 gola dhe 18 asiste në të gjitha ndeshjet me skuadrën e tij.
“Sky Sports” bën me dije se “Djajtë e Kuq” kanë mbyllur marrëveshjen për kontratën dhe termat ekonomikë me mesfushorin me tipare sulmuese.
Ndërkohë, tani pritet të fillojë negocimi me klubin portugez, që e vlerëson kartonin e 24-vjeçarit në rreth 60 milionë euro.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Los Blancos" ndërrojnë objektiv
United bën ‘naze’ për Pogba/ Real në sulm për yllin e Ajax!
Këtë javë vizitat mjekësore
Manchester United realizon ‘goditjen’ e dytë!
Blerja e talentit të Premier!