MENU
klinika

Detaje

Mbledhja e kryesisë së PS, shtyhet data për Asamblenë Kombëtare

17.07.2019 - 09:56

Që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, në selinë e Partisë Socialiste po zhvillohet mbledhja e kryesisë.

Mësohet se në këtë mbledhje është vendosur shtyrja e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare është shtyrë për në datën 23 korrik, por ende nuk dihen arsyet.

Një ditë më parë Kryeministri Rama iu kërkoi drejtuesve të 4 qarqeve të Veriut, që të bëjnë kujdes me lëvizjet politike që do të kryhen në administratat e bashkive, deri tani të djathta.

Rama ka ripërsëritur se asnjë grua apo vajzë në bashki nuk do të hiqet nga puna.