MENU
klinika

Propozimi "i çmendur"

Më në fund, Dajana merr propozimin e veçantë për martesë

08.07.2019 - 15:47

Vetëm pak kohë më parë moderatorja i ka dhënë fund martesës së saj të parë, nga e cila ka edhe një vajzë të quajtur, Marlena.

Pak ditë më parë moderatorja Dajana Shabani, bëri një deklaratë të papritur në profilin e saj në Instagram.

Moderatorja u shpreh se ishte e gatshme të martohej për herë të dytë nëse partneri i saj, Kamer Maloku do i propozonte në gjunjë me një unazë tre karat.

Kjo deklaratë duket se ka shkuar në veshin e boksierit, i cili ka reaguar menjëherë.

Në mënyrë, ai i ka kërkuar Dajanës martesë nëpërmjet një mesazhi në “WhatsApp”.

Lajmin e ka bërë të ditur moderatorja nëpërmjet një postimi në Instastatsory ku zbulon gjithashtu se Kamer i kërkon të bëjnë 2 fëmijë.

“Do martohesh me mua”,- e pyet boksieri.

“Po”, – i është përgjigjur Dajana e emocionuar.

“Do bëjmë edhe dy fëmijë”,- shton Kamar.

Epo ç’të themi tjetër…Presim dasmën, Dajana. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN