Prej kohësh po diskutohet në lidhje me “Treshat” dhe Jonidën.
Fjalët për lidhje mes Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt kanë nisur prej kohësh, jo vetëm për ta, por edhe për Bora Zemanin dhe Donaldin. Por tani do të flasim, për Jonidën, pasi së fundmi Romeo Veshaj i tha të gjitha!
Prezantuesi dhe autori i emisionit “Treshat” zbuloi se i kanë menduar mirë planet për martesë me këngëtaren Jonida Maliqi.
Ai u shpreh se “e ka gjetur fatin” e vet dhe madje se me të mbaruar emisionin do të nisej bashkë me të në Maldive.
Madje ai rrëfeu se në dasmën e tyre do të donte të mos këndonte askush.
Pas kësaj, nuk i ndaloi asgjë më të dilnin hapur dhe e ftuar tek emisioni i saponisur “Treshat” aktori dhe këngëtarja shkëmbyen një puthje.