MENU
klinika

"Këshillova Bashën dhe Kryemadhin për..."

Meta flet për grupe të strukturuara dhe axhenda të nëndheshme

02.07.2019 - 11:24

Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, presidenti Meta shprehu një falenderim për shqiptarët të cilët sipas tij nuk ranë pre e “kurthit” me këtë proces zgjedhor.

Meta u shpreh se ky nuk është një kurth i ri, por i hershëm.

Pjesë nga fjala e Metës:

Është komplot, që bazohet jo në parimet e demokracisë, as të vlerave të BE, e as të NATO që siç tha sekretari i përgjithshëm ka në zemër demokracinë.

Por bazohet në parimet që synon kapjen totale të shtetit.

Fenomen i rrezikshëm i shtetit paralel dhe axhenda të nëndheshme që janë komplot kundër shqiptarëve që duan demokraci evropaine dhe perëndimore.

Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, Kryemadhit dhe mikut tim doktorit, që të jeni të kujdesshëm të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPP dhe një d e vogël.

Kanë gjetur dhe njeriun e duhur për këtë çështje që nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë.