MENU
klinika

"Mori fund"

Monica Bellucci ndahet nga i dashuri 18 vjet më i ri

05.07.2019 - 14:00

Monica Bellucci, e bukura që gjithnjë na e ka tërhequr vëmendjen; është sërish beqare!

Pas dy vjetësh lidhjeje me skenografin 37-vjeçar francez, Monika i ka dhënë fund marrëdhënies!

Pasioni i tyre ishte i jashtëzakonshëm, dhe aktorja dukej shumë e lumtur kohët e fundit dhe këtë e pranoi edhe vetë Bellucci.

“Në historinë me Nicolas, ne ndiheshim kaq mirë me njëri-tjetrin dhe ky mashkull më mësoi kaq shumë gjëra: Ai është një person i cili ka një ndjeshmëri të vërtetë artistike”, shprehet ajo për ish-partnerin.

Rrugët e tyre janë ndarë tashmë, por nuk është një lamtumirë dhe këtë na e siguroi Monica Bellucci:

“Ai është i mrekullueshëm, por fluturimi ynë vazhdon në një udhë tjetër që është ajo e një miqësie”.

Monica Bellucci bëri bujë me lidhjen e fundit për vetë faktin e diferencës në moshë duke qenë se aktorja do të mbushë 55 vjeç në shtator.