Mozzik dhe Loredana janë pa dyshim një ndër çiftet e preferuara. Sidomos postimet me momentet më të bukura të vajzës së tyre, Hana; janë të preferuarat e publikut.
Hana erdhi në jetë në dhjetor. Babai Mozzik ishte ai i cili ndau lajmin e gëzueshëm duke publikuar foton e dorës së të porsalindurës bashkë me një mesazh emocionues.
“Emri më i bukur në botë, BABË! Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë! Mirseerdhe në jetë Hana ime e vogël! Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjesi, i perlotur duke puthur gruan time të dashur, sot po i uroj lindjen e parë, femijën e parë! Do ju dua sa t’kem jetë!
Mozzik, së fundmi ndau në Instagram foto nga momentet kur vajza e tij Hana ngrihet në këmbë dhe përpiqet të ecë. E ndihmuar nga i ati, vogëlushja 6-muajshe duket vërtet e lumtur teksa bën para me këmbët e saja.
“Vajza ime”, shkruan Mozzik-u në postimin e tij.
Pavarësisht problemeve të çiftit me ligjin, Mozzik dhe Loredana nuk kanë reshtur së ndari momente nga orët pranë vogëlushes së tyre.