MENU
klinika

Deklarata

“Ndahet Kosova”/ Përgjimet e Zaev me rusët, flet Thaçi

11.07.2019 - 11:26

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar bisedën mes Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe komikëve rusë, të cilëve iu kishte thënë se ka një plan për ndarjen e Kosovës.

Unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë telefonike me Zaevin rreth 20 minuta, ai më ka thirrur për tu sqaruar me atë që ai ka biseduar me njerëzit që e kanë thirrur.

Më ka thënë qartë se kjo ka qenë një rrethanë ku ka rëne pre e mashtrimit. Gjoja se 10 komunat që do ti jepen Serbisë janë të bazuara na thashetheme dhe dezinformata dhe në të dhënat e Gazetës Sputnik dhe thashethemet ruse.

Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës dhe në të njejtën kohë. Ka potencuar se ato që ai ka folur me mashtruesit të cilët e kanë thirrur në telefon, se nuk ka asnjë fakt, asnjë evidencë, as informacion zyrtar për atë që ka deklaruar por të gjitha janë të bazuara në thashetheme”.

I pyetur se si do të jenë tani raportet me fqinjët, Thaçi është shprehur se ato do të vazhdojnë të jenë të mira.

Raportet me Maqedoninë e Veriut kanë qenë dhe do të mbesin korrekte, Kosova do të vazhdojë ta fuqizojë perspektivën e saj euroatlantike”.