“Keeping up with the Kardashians” po na habit dhe duhet ta themi me siguri. Vajzat më të komentuara në botë po sjellin çdo detaj të jetës së tyre personale në vetëm pak minuta brenda një Tv Show.
Së fundmi, është cekur çështja Khloe Kardashian- Tristan Thompson- Jordyn Woods.
Sidoqoftë, ishte shpërthimi i Khloe-s ai që të gjithë mezi ç’po e prisnin dhe dha plot për të folur.
Në nerva e sipër, bjondia e motrave Kardashian e quajti Jordyn-in “të shëndoshë”, çka nuk u pëlqeu aspak fansave.
Gjatë një telefonate me mikun e Tristan-it i cili i tha se Tristan po mohonte tradhtinë, Khloe nisi të bërtiste dhe ç’nuk i doli nga goja.
“Gënjeshtar! Gënjeshtar! Tristan, të marrtë dreqi nëse më dëgjon! Të dy ma pranuan, të dy! Të dy ato prapanica të shëndosha!”
Khloe është treguar herë pas here mbështetëse e të pranuarit të vetes dhe të njëri- tjetrit në çdo peshë, çka i bëri njerëzit ta akuzojnë për hipokrite.
“Khloe po tallet me peshën e Jordyn Woods-it”, shkruan dikush, “këto dobësohen për vete dhe pastaj harrojnë si kanë qenë.”
“Jo tamam Miss Pozitiviteti për Trupin “, shkruan dikush tjetër.
Quajeni si të doni, por këtë herë mesa duket Khloe nuk po mbështetet tërësisht nga fansat.