Gjatë konferencës për mediat, Rama tha se është gati njësia speciale që do godasë ata që i cilësoi si të “fortët” e rrugëve.
Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se nuk do të ketë më policë mbi 55 vjeç në trupën e policisë.
“Shifrat e kriminalitetit, nuk jemi afektuar çka ishte shumë e mundshme nga 6 muajt e revolucionit imagjinar antishtet dhe vërejmë me kënaqësi që përtej ekranit të okupuar nga gjithë katrahura politike e Tiranës janë finalizuar nga forca e ligjit, 10 operacione më shumë, 20 operacione gjithsej, 12 grupe kriminale të goditura dhe sekuestruar pasuri 45 mln euro më shumë se në të njëjtën periudhë.
Nuk mund të ketë në trupën e policisë punonjës mbi 55 vjeç, e pakuptimte, por rrugëdalja duhet të jetë financiarisht kuptimplotë dhe plotësisht e arsyeshme dhe ne e kemi zgjedhur këtë në bashkëpunim me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, është gati njësi super speciale që do të hyjë në aktivitet pasi është trajnuar me një trupë elitë dhe që do të merret me të gjithë të fortët e rrugëve, lagjeve ose qyteteve.
Ajo që e kam anoncuar më parë dhe që do të jetë pjesë e aksionit kundër tipave që nëse do të vendosin të rrinë në Shqipëri duhet të përgatiten për tu fshehur në vrima që do të jenë shumë shumë të ngushta. Përndryshe nuk do të kenë mundësi të marrin frymë“, tha Rama.