“Deri më tani 13 shtete kanë tërhequr njohjen e tyre për Kosovën si shtet i pavarur”, kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç.
Daçiç ka deklaruar se bëhet fjalë për vendet si: Sao Tome dhe Principe, Surinami, Guineja Bisao, Burundi, Liberia, Papua Guineja e Re, Lesoto, Republika Domenikane, Grenada, Bashkimi i Komoreve, Ishujt Solomon, Madagaskari dhe Palau.
Të gjitha informacionet lidhur me tërheqjen e njohjeve të Kosovës, kanë arritur deri te publiku nga Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë.
Qeveria e Serbisë, pas dërgimit të notave diplomatike nga shtete të caktuara për tërheqjen e njohjes së Kosovës, ka sjellë vendime për heqjen e e regjimit të vizave për qytetarët e atyre shteteve.
Sipas notës diplomatike që Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë e ka publikuar, Surinami është vendi i parë i cili e ka tërhequr njohjen e Kosovës, në tetor të vitit 2017.