Nora Istrefi ka vendosur që kohët e fundit të jetë paksa ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në muzikë.
Ajo tanimë ka gati bashkëpunimin e radhës dhe duket se edhe këtë herë do të godasë më zgjedhjen e saj.
Burimet bënë me dije se këngëtarja ka bashkëpunuar sërish me këngëtarin Irkenc Hyka për një këngë, e cila pritet të publikohet së shpejti.
Vetëm pak muaj më parë Nora dhe Irkenci publikuan bashkëpunimin e tyre të parë me këngën “Tymi i dashnisë 2” dhe kënga u pëlqye shumë nga publiku.
Ata kanë përfunduar xhirimet e klipit dhe thuhet se muzika do të jetë shumë ritmike.
“Tymi i dashnisë” shkaktoi edhe një debat midis dy artistëve, pasi kënga që në versionin e parë duhet të ishte në bashkëpunim me Norën, megjithatë duket se keqkuptimi është zgjidhur.