“2 Gisht Mjaltë” rezultoi një sukses i vërtetë për producentin Ermal Mamaqi, duke u shfaqur në kinematë e Austrisë, Gjermanisë e Zvicrës.
Ndaj Ermal Mamaqi vendosi të mos e lërë me kaq, por të tentojë të korrë frytet e një tjetër suksesi, siç paralajmërohet të jetë filmi i tij i radhës.
Lajmin për filmin e tretë të Mamaqit e dha “Xing.al”. Siç shkruhet, produksioni i ri do të ketë në kastin e tij aktorë shumë të njohur.
Filmi i parë i Ermal Mamaqit ishte “Femrat” në 2013-ën, edhe ai mjaft i suksesshëm.
“Dy Gisht Mjaltë” ra në sy për pjesëmarrjen e disa prej emrave më të njohur të humorit shqiptar si Mariana Kondi, Koço Devole, Ervin Bejleri, si edhe për rolin protagonist të luajtur nga këngëtarja Elvana Gjata.