MENU
klinika

Zbuloni reagimin e tij...

Ermal Mamaqi do largohet nga Tv Klan?

12.06.2019 - 13:13

Siç dhe ndodh gjithmonë, kur vjen fundi i sezonit televiziv, hapet një diskutim për gazetarët dhe moderatorët që kalojnë nga një televizion në një tjetër dhe emri i kësaj merkatoje siç duket është Ermal Mamaqi.

Sipas indexonline.net, Ermal Mamaqi do të largohet nga Tv Klan për në Top Channel. Burime pranë produksionit të moderatorit dhe aktorit kanë treguar se kontrata e moderatorit përfundon këtë verë dhe ajo nuk do të rinovohet më.

Ndërkohë nuk dihet nëse ky ëshë apo jo një lajm i vërtetë, pasi vetë Ermali nuk ka reaguar aspak.

Ai nuk ka dhënë ende një koment të tij personalisht në lidhje me këtë lajm që po qarkullon në të gjithë mediat online.

Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim nga Ermali një përgjigje në lidhje me lajmin e largimit të tij…