Mbrëmjen e kaluar aktorja e dashur për publikun, Olta Gixhari ka publikuar një video në Instagram, e cila po komentohet shumë në mediat rozë.
Teksa pozonte para aparatit, videon e postuar e shoqëronte me komentin: “E bërë nga dashuria ime”.
Menjëherë pas kësaj qarkulloi lajmi se aktorja është në një histori dashurie, por marrëdhënien e saj ka vendosur ta mbajë larg mediave.
Olta tregoi se momentalisht është duke përjetuar një histori dashurie dhe videoja ku shfaqej mjaft tërheqëse ishte shkrepur nga partneri i saj.
Olta është treguar gjithmonë e rezervuar përsa i përket jetës së saj personale.
Aktorja po e shijon historinë e saj të dashurisë larg syrit të mediave dhe për identitetin e partnerit të bukuroshes duket se do të na duhet të presim edhe pak.