Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi u kthye në qendër të vëmendjes pak kohë më parë kur ndaj saj dolën akuza se kishte mashtruar dhe zhvatur një çift në Zvicër.
Pavarësisht se është nën hetim nga autoritetet zvicerane, Loredana nuk duket të jetë e përmbajtur në këtë drejtim.
Ajo madje nuk dëshiron të jetë e dyta dhe këtë e tha në një postim të fundit në Instagram ku shihet me armë në dorë.
Fotografia është realizuar në poligon, aty ku Loredana e ka sfiduar veten për të gjuajtur me armë zjarri!Nuk e dimë sesi do të pritet kjo foto nga pala që e ka akuzuar, por duket se Loredanës nuk i intereson shumë!
Ajo madje vijon me koncertet dhe projektet muzikore sikur të mos kishte ndodhur asgjë!