MENU
klinika

Rezultati

Përfundon numërimi i votave, ja kush e fitoi Bashkinë Kavajë

01.07.2019 - 09:56

Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Kavajës. As në këtë bashki nuk ka asnjë surprizë, pasi fitorja i ka shkuar Partisë Socialiste.

Kandidati i majtë, Redjan Krali, ka marrë drejtimin e Kavajës, me një diferencë të thellë votash, përballë kundërshtarit Bledar Sinella nga radhët e Bindjes Demokratike.

Ky i fundit ka arritur të marrë vetëm 1.6% të votave, ndërsa socialisti Krali ka marrë plot 98% të votave, duke u shpallur kështu kryebashkiak i Kavajës.