MENU
klinika

Detajet shokuese nga ceremonia!

Princi Charles nuk ka dashur të martohej me Princeshë Diana

30.07.2019 - 14:27

Dasma e Princit Charles dhe Princeshë Dianës u quajt ngjarja mbretërore e shekullit në vitin 1981.

Princi Charles ishte 12 vite më i ri se Princeshë Diana, megjithatë kjo nuk i pengoi të çonin para dashurinë e tyre.

E gjithë familja mbretërore festoi atë ditë, ndërsa princi duket se nuk e paska pasur shumë me qejf që të lidhte kurorë me Dianën.

Në dokumentari e Channel 5 Charles dhe Di thuhet se Princi Charles ka qenë shumë i tensionuar atë ditë dhe në kokën e tij vërtieshin shumë mendime.

Miqtë pranë tij kanë treguar se ai kishte frikë të hidhte një hap kaq të rëndësishëm me të, pasi ajo i dukej shumë e vogël.

“Ajo as nuk duket se ka mbaruar shkollën, aq më pak e martohet”, mësohet të ketë thënë princi.

Eksperti mbretëror Ingrid Seward ka treguar se Charles ishte në gjendje shumë të rënduar dhe të gjithë menduan se do të kthehej në tragjedi.

“Kishte një grup të tërë miqsh të Charles-it që panë që kjo mund të ishte një katastrofë absolute. Ajo dukej si një gjimnaziste dhe ai dukej si profesor”, tregon eksperti.

Nga martesa e tyre Diana dhe Charles sollën në jetë dy fëmijë, të cilat sot janë të martuar dhe kanë krijuar familjet e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN