MENU
klinika

Lanë pallatin mbretëror

Pse Meghan dhe Harry vendosën të jetojnë në fshat?!

25.07.2019 - 13:22

Ata janë bërë, pa dyshim çifti më i komentuar i momentit në botë.

Zënka, thyerje rregullash e debate mes familjes…Dhe ja ku vimë me më të fundit…

Pas lindjes së djalit të tyre të parë, Meghan Markle dhe Princi Harry u larguan nga pallati mbretëror.

Ata u zhvendosën në fshatin Frogmore dhe janë duke ju përkushtuar 100% Princit Archie.

Largimi i tyre u përfol shumë gjatë në media dhe u tha se ata ikën nga pallati për shkak të debateve me mbretëreshën, Kate Middleton e Princin William.

Por me sa duket arsyeja e vërtetë nuk ka fare lidhje me to.

Burime për “Us Weekly” kanë treguar se Meghan pëlqen të jetojë në fshat, sepse ajo është klaustrofobike.

“Asaj i pëlqen shumë të jetojë në Windsor. Është më pak e komplikuar për të që ta vizitojnë miqtë dhe ndjehet më pak klaustrofobike se në pallatin mbretëror”, kanë thënë burimet.

Më pas ata shtojnë se jeta në fshat ju pëlqen, pasi është më e qetë dhe e sigurtë për vogëlushin e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN