Trazirat po e trondisin Moskën. Por a do të jetë ky fundi i një natyre të gjatë dhe të errët të epërsisë së Putinit, një mundësi për të filluar nga e para?
Në fundjavë, policia sulmoi me forcë demonstruesit pro-demokraci të inatosur nga përpjekjet zyrtare për të ndërhyrë tek zgjedhjet e ardhshme komunale. Më shumë se 1,300 njerëz u arrestuan.
Në këtë botë të vogël që është Rusia e Putinit, opozita politike është dekurajuar dhe penalizuar. Biseda e lirë dhe tubimi paqësor janë të kufizuara, mediat janë censuruar,dhe OJQ-të, pakicat fetare dhe aktivistët për të drejtat e njeriut janë sulmuar dhe përndjekur.
Trajtimi tronditës i regjimit rus të Alekse Navalnit, udhëheqësit më të njohur të opozitës, kujton mizorisht kohën e luftës së ftohtë, kur disidentët u burgosën dhe u torturuan. Navalny u kap javën e kaluar, pa asnjë arsye të mirë, dhe u burgos për 30 ditë. Tani dyshohet se ai mund të jetë sulmuar në burg me një agjent kimik, siç ka ndodhur me kaq shumë kundërshtarë të Putinit në të kaluarën.
Në çdo sistem të shëndoshë politik, Putini do të përballej me burgun. Në Rusi jo.
Rreziqet politike dhe ekonomike të Rusisë kanë një faktor të përbashkët: Putinin dhe regjimin e vetë, jo-përfaqësues që ai drejton. Ai këmbëngul, për shembull, se sanksionet e SHBA dhe BE të vendosura pas aneksimit të paligjshëm të vitit 2014 të Krimesë nuk po dëmtojnë Rusinë.
Popullariteti i Putinit, megjithëse ende relativisht i lartë, është ndjeshëm në nivele shumë të ulëta.
Kremlini e përshkruan Putinin si një burrë shteti të pakrahasueshëm.
Megjithatë, oportunizmi botëror i Putinit nuk është suksesi që ai dëshiron të pretendojë. Në Siri, trupat e Putinit po përballen përsëri me akuzat për mizoritë dhe përdorimin e mundshëm të armëve kimike, kundër popullatës së Idlibit.
Në të njëjtën kohë, aleanca e tij ushtarake dhe diplomatike me Iranin dhe Turqinë po merr shumë kritika. Ashtu si lufta e tij e papërfunduar në Ukrainë, ndërhyrja e tij e rrezikshme në Venezuelë dhe lufta e tij e fshehtë kundër kundërshtarëve të mërguar, siç shihet në sulmet kimike të Salisbury-t të vitit të kaluar, aventurat e Putinit janë politikisht dhe financiarisht të shtrenjta, dhe në disa raste potencialisht katastrofike.
Përplasja e papritur e fundjavës së kaluar kundër kundërshtarëve të tij në Moskë tregon një panik në rritje.
Simon Tisdall është një komentues i çështjeve të jashtme në The Guardian.