Gjatë një takimi me drejtues të policisë, kryeministri Rama shprehu mirënjohje për menaxhimin e situatës në këto zgjedhje.
Gjatë fjalës së tij, ai zbuloi edhe frikën më të madhe që ka pasur para 30 qershorit.
Ai tha se u druhej trazirave në rrugët e kryeqytetit javët e fundit, kur opozita ishte në protestë, për nxitje të kriminalitetit në vend.
“Dua t’ju rrëfej sot juve dhe publikut se një ndër shqetësimet e mia më të mëdha të gjithë periudhës së trazuar nga politika e rrugës, ka qenë impakti mbi kriminalitetin, stimulues për paligjshmërinë.
Por me vjen mirë që me gjithë mbingarkesën e rendë, prej sulmeve vandale, si edhe po ashtu për të garantuar një fushatë zgjedhore, policia arriti të bëjë mirë edhe detyrat e saj të përditshme.
Shifrat e kriminalitetit janë mbajtur nën kontroll. Vjedhjet kanë rënë nga 8 në 5. Vjedhja e dhunshme ka rënë nga 45 në 55.
Vjedhja e banesave të lokaleve po ashtu ka rënie po ashtu edhe në shpërthimin e eksplozivëve nëse nuk numërojnë molotovët efishekzjarret.
Bilanci është i kënaqshmëm, atmosfera politike në favor të krimit, nuk ka rritur të ndikojë më shumë falë jush.” u shpreh Rama.
Ndërkohë që nuk ka bërë asnjë koment për deklaratën e Presidentit Ilir Meta, më herët në konferencën e mbajtur në Presidencë.