MENU
klinika

Ja çfarë vendosi KE

Regjimi i vizave, KE refuzon kërkesën e Holandës

03.07.2019 - 10:35

Kërkesa e Holandës dorëzuar Komisionit Europian për pezullimin e levizjes së lirë për qytetarët shqiptarë në zonën Shengen është refuzuar.

Mësohet se një zëdhënës i Komisionit Europian ka bërë të ditur se në situatën aktuale rrethanat për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni konsideron se në situatën aktuale rrethanat për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen.

Komisioni do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza”, bën të ditur për tirananeës.al zëdhënësi i KE-së.

Nëse kërkesa e Holandës do të miratohej atëherë pezullimi i lëvizjes së lirë do të bëhej për një afat prej 9 muajsh dhe gjatë kësaj periudhe Komisioni do të “krijojë një dialog të zgjeruar me shtetin e tretë në fjalë, me qëllim që të korrigjojë rrethanat në fjalë”.