Le të nisim e t’ju provokojmë pak….me tekstin më poshtë…
Mirëmbrëma!
Mirëmbrëma!
S’po më merte gjumi!
As mua…
Vapa?
Jo, ëndrrat.
Të bukura?
Të paarritshme.
Ti je?
Crazy girl… dhe ti?
G ban!!!
Besojmë ju kujtua goxha tashmë, një nga hitet e shumë viteve më parë që mbetet ende në memorien tonë. Sigurisht që pas kaq shumë kohësh që G Bani u shkëput, pritej edhe një rikthim i tij.
G Banin kishim kohë pa e dëgjuar me ndonjë këngë të re, deri tre muaj më parë kur publikoi këngën e re “Mjet Anglez”.
Reperi i suksesshëm zbuloi se ka në plan të rikthehet aktiv edhe në skenën e muzikës. G Bani u shpreh se ka menduar edhe për mbrëmje në klubet e natës që sipas tij:
“Sigurisht jam i uritur për skenë, dua të dal në skenë. Do u jap rastin edhe organizatorëve të klubeve që nuk e meritojnë të më kenë. S’e meritojnë, sepse unë e di shumë mirë impaktin tim, unë jam legjendë!”
“Mund të jetë hera e parë që po e them, po unë e di që jam legjendë, jo vetëm falë arritjeve të mia, por sepse kështu erdhën gjërat. Unë bëra rep, në një Shqipëri ku s’ishte bërë rep herë tjetër”, u shpreh G Bani.
Epo nuk na the ndonjë gjë të re, se ne e dinim prej kohësh tashhmë që ti je legjendë.