MENU
klinika

Videoja që i thotë çdo detaj...

“Rikthehet gangsterrja Elbasanit”! Trejsi sherr në club

24.07.2019 - 12:05

Miss Universe Albania 2018, Trejsi Sejdini, u bë fillimisht e famshme për shkak të një videoje sherri në qytetin e Elbasanit, ku një grup të rinjsh dhunonin një adoleshente.

E pranishme në grupin e sherrit ishte Trejsi Sejdini, e cila tregoi publikisht se i vinte turp nga vetja kur shihte atë video, duke thënë se kishte qenë në moshë të vogël asokohe.

Mirëpo, e njëjta skenë u përsërit sërish në njërin prej club-eve të qytetit të Tiranës, ku Trejsi u shfaq duke qëlluar me shishe në nerva e sipër.

Kjo ishte hera e dytë që miss-i përfshihej në një sherr publik dhe duket se s’ka ndërmend të ndalet me kaq.

Në një video, Trejsi shfaqet duke u përfshirë në një sherr të dhunshëm në njërin prej club-eve të Sarandës.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e kaluar dhe siç mund ta shihni në video, 19-vjeçarja dhe mikesha e saj, të veshura njësoj, janë përleshur me një vajzë.

Njëra prej vajzave e thërret Trejsin në emër, mirëpo 19-vjeçarja e tensionuar vazhdon t’i kthehet personave me të cilët u përfshi në sherr.

Para pak kohësh asaj i vinte turp të shihte veten të përfshirë në sherr, po tani moj Trejsi si i bëhet?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN