MENU
klinika

FSHZH publikon projektin

Ristrukturimi i qendrës së turizmit në Valbonë

06.07.2019 - 20:24

Fondi Shqiptar për Zhvillim, me financimin e qeverisë shqiptare dhe Bankës së Këshillit Europian ka ndërmarrë një projekt për rikonstruksionin e qendrës së turizmit në Valbonë, sipas njoftimin të publikuar në faqen e saj zyrtare.

Sipas FSHZH ndërhyrjet do të konsistojnë në:

Restaurim arkitektonik dhe funksional i dy objekteve ekzistuese për t’u përshtatur me funksionet e reja të qendrës.

Ndërtim i 4 bungalow për t’iu përgjigjur nevojave të qendrës në kohën e pikut turistik. Ndërtimi është projektuar i thjeshtë me një interpretim modern të arkitekturës tradicionale të zonës.

Ndërtim i një dyqani dhuratash, për të promovuar artin dhe prodhimet e zonës

Mbi 120,000 turistë vendas dhe të huaj vizitojnë Valbonën çdo vit dhe aktualisht turizmi malor është zhvilluar kryesisht në këtë luginë.

Megjithatë e gjithë zona ka një numër të madh atraksionesh të tjera që mbeten ende të pashfrytëzuara.

Projekti ka për qëllim rritjen e standardit të aktiviteteve dhe shërbimeve të ofruara në zonë, diversifikimin e ofertës turistike dhe nxitjen e nismave të reja turistike, përmbyll mesazhin FSHZH.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë

Gjykata: Të ndërtohen HEC-et në Valbonë