Robert Berisha bëri bujë pak ditë më parë kur përmendi 4 emra nga tregu i muzikës shqiptare, me të cilat nuk do të bashkëpunojë kurrë!
Ishte fjala për Tayna-n, Tunën, Kidën dhe Remzie Osmanin, për të cilat Roberti tha sot se ishin emra rastësorë që i erdhën në mendje, dhe jo se ka diçka që nuk shkon me to!
Kështu, ai nuk la vend për dyshime kur tha se nuk do të bëjë kurrë një bashkëpunim me Era Istrefin!
Kjo për shkak të kontratës që ka lidhur këngëtarja më Ultra Sonic, që nuk ia lejon çdo lloj bashkëpunimi pasi e ka në menaxhim.
“S’e besoj që do të ndodhë ndonjëherë. Kjo pasi Era ka një kontratë me një label që është shumë i njohur, Ultra Sonic. Edhe zhanrin s’e kemi të njëjtë kështu që s’e besoj se do të ndodhë ndonjëherë”.
Epo të paktën e mësuam që nuk varet nga dëshira e tij apo e Erës kjo gjë!