Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini ka mohuar se ka marrë financim të çfarëdo lloji nga Rusia pasi BuzzFeed publikoi një raport që pretendonte një marrëveshje të dyshimtë midis italianëve dhe rusëve për të financuar partinë e tij me paratë e Moskës.
“E kam thënë këtë më parë, por unë do ta përsëris sot, kurrë nuk kam marrë asnjë financim nga Rusia, jo një rubla, dollar, euro as një liter vodka”, deklaroi Salvini.
Ndihmësi i Salvinit ka negociuar marrëveshje me rusët ‘për të financuar fushatën politike’.
Raporti, i botuar të mërkurën, bazohet në një tekst të gjatë, që thuhet se është një transkript i një audio që thuhet se u regjistrua më 18 tetor të vitit të kaluar në hollin e Hotel Metropol të Moskës. Tre italianë dhe tre rusë po diskutonin një marrëveshje mjaft të dyshimtë, të hartuar për të mbështetur një “fushatë politike”.
BuzzFeed pohon se fushata në fjalë ishte zgjedhjet evropiane, të mbajtura këtë maj. Megjithatë, nuk është shumë e qartë se çfarë “fushate politike” pikërisht diksutonin pjesëmarrësit e takimit.
Një nga negociatorët është identifikuar në raport si Gianluca Savoini, një ndihmës i lartë në Salvinit, megjithatë të gjithë burrat e tjerë nuk janë emëruar akoma. Vetë Savoini e ka hedhur poshtë raportin.
Historia e bisedimeve klandestine Metropol për të financuar partinë e Salvinit me paratë e huaja ruse u njoftua për herë të parë këtë shkurt në revistën L’Espresso.
Asnjë dëshmi përfundimtare për pretendimet nuk ishte siguruar, përveç Savoinit të fotografuar në Moskë, ku ai me të vërtetë mori pjesë në një konferencë atëherë.