MENU

Washington Post

“Salvini, politikani më i ngjashëm me Trump”

18.06.2019 - 16:52

Ministri  Brendshëm italian Mateo Salvini, gjatë qëndrimit  të tij në Uashington u shpreh se ndante pothuajse të njëjtat qëndrime me presidentin amerikan Trump në shumë çështje. Washington Post e cilësoi zv/kryeministrin Italian si politikanin europian më të ngjashëm me Kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Një vizitë e shkurtër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ajo e ministrit të brendshëm njëkohësisht zv/kryeministrit Italian Mateo Salvini. Një vizitë e cila shërbeu për të theksuar se sa shumë Italia ngjan nga ana ideologjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Salvini u takua me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo dhe zv/presidentin amerikan Mike Pence. Uashington post e prezantoi si politikanin e europës perëndimore që ngjan më shumë me Trump.

“Jemi ndërmjetësuesit më të besueshëm të Shteteve të bashkuara të amerikës,” u shpreh Salvini.

Në një deklaratë për mediat jashtë shtëpisë së bardhë, ministri i brendshëm Italian u shpreh se kishte biseduar ndër të tjera për vlerat, Iranin, Kinën, demokracinë, të drejtat e njeriut, një bashkim europian në ndryshim e sipër, por dhe për marrëveshje tregtare. Salvini theksoi se qeveria italiane ka të drejtë dhe detyrë të reduktojë taksat për sipërmarrjet dhe familjet, duke e bërë këtë sipas modelit amerikan.

Një takim me kreun e shtëpisë së bardhë nuk mundi të realizohej për arsye protokolli, por gjithësesi Salvini i tha Pence dhe Pompeos se ishte plotësisht dakord me linjën e ndjekur nga Trump në çështjet më delikate të panoramës botërore.

Linjë e ashpër për emigracionin, qëndrimi euroskeptik dhe sidomos ekonomia janë pikat ku lideri i Legës e sheh veten më pranë administratës amerikane. Aq sa të konsiderojë taksën e sheshtë si një manovër sipas modelit të Trump. Ai thkesoi se ishte pjejsë e një qeverie që nuk kënaqet më me thërrimet e Brukselit.

Por këndvështrime të përbashkëta Salvini konfirmoi dhe për politikën e jashtme që nga lindja e mesme, Venezuela dhe Libia

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagimi i menjëhershëm i Makron...

‘Shkaktarja për shembjen e urës është Evropa’

Bashkimi i partive anti-emigracion

“Identitet dhe Demokraci”, aleanca e re e Salvinit