MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Sapo u bë publike! Dajana i jep fund lidhjes me boksierin

30.07.2019 - 14:05

Pak kohë më parë në media u bë publike historia e dashurisë së prezantueses, Dajana Shabani dhe boksierit, Kamer Maloku.

Ata kalonin një pjesë të mirë të kohës së bashku dhe momentet me speciale nuk ngurronin t’i bënin pjesë edhe të rrjeteve sociale.

Pak kohë më parë Kamer i propozoi edhe martesë Dajanës, por me sa duket diçka nuk ka ecur mirë mes tyre.

Së fundmi në media po përflitet për një ndarje të mundshme të tyre dhe shkak janë bërë postimet e fundit që kanë bërë në Instagram.

Pak ditë më parë prezantuesja e mëngjesit, ka publikuar në instagram një video thumbuese kundrejt të gjithë atyre që nuk patën besim tek ajo dhe kjo tingëllon si një kunjë për boksierin.

Pas kësaj videoje ka reaguar edhe Kamer nëpërmjet disa postimeve në Instastory dhe njëra prej tyre përmban një fabul që thuhet se i drejtohet Dajanës.

Nuk dihet nëse kjo është një krizë momentale e dyshes, apo ata janë ndarë përfundimisht, megjithatë në ditët në vazhdim me siguri do zbulohet.