MENU
klinika

Zbuloni detaje...

Sërish i njëjti fenomen, reperi Kidda kopjon këngën

16.07.2019 - 11:06

E dimë që u mësuat me vjedhje, kopjime apo “ngjashmëri” të frikshme mes këngësh, por ja ku po vjen dhe më i fundit!

Xhenty-t dhe Kidda, dy artistët që po korrin sukses në fushën e muzikës rrep në Shqipëri!

Siç duket, kënga e Xhenty-t është regjistruar 7 muaj më parë dhe është kënduar në club-et më në zë të Tiranës dhe jo vetëm, si një këngë “coming soon”, pra që do të vijë së shpejti në të gjitha platformat muzikore.

Demo e këngës së Xhenty

Mësohet se Xhenty ditëve të fundit po xhironte videoklipin e këngës, ku për 10 ditë do të dilte në treg, por duket se projekti është djegur prej artistit Kidda.

Artisti Kidda nuk ka humbur kohë për të sjellë sa më shpejt një hit veror që duket të jetë i ngjashë me atë të Xhenty.

Mësohet se i ka kopjuar këngën Xhenty-t, të cilën e kishte dëgjuar në versionin “demo” nëpër postimet në Instagram, duke i djegur kështu projektin artistit.

Qoftë Kidda apo qoftë Xhenty reperi juaj i preferuar, tani ju na e thoni është kjo një kopje e mirëfilltë apo jo?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN